E zbulon Berisha: Ja kush është ministri që denoncoi Veliajn në SPAK
Gjatë seancës plenare, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi një pushim prej 15 minutash për të diskutuar me kolegët e tij mënyrën se si do të vijojë raportimi i drejtuesve të institucioneve të drejtësisë.
Balla i ofroi opozitës dy alternativa: ose të pranonte që pyetjet ndaj Altin Dumanit dhe drejtuesve të tjerë të institucioneve të drejtësisë të paraqiteshin me shkrim, ose të vazhdohej procesi i votimit pa leximin e raporteve dhe pyetjeve të tyre.
Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi këtë propozim si të papranueshëm dhe theksoi se vitet e kaluara pyetjet në Parlament janë bërë gjithmonë me gojë, si praktikë standarde e zbatueshme në çdo parlament demokratik. Ai shtoi se përpjekjet për të kufizuar të drejtën e opozitës për pyetje përbëjnë një tentativë për të “kyçur” Parlamentin dhe nuk mund të pranohet nga asnjë opozitë.
Berisha gjithashtu akuzoi disa prej përfaqësuesve të mazhorancës se nuk kanë interes të raportojnë me transparencë dhe i lidh këtë me një “raport krimi” me individët që po paraqesin raportet. Ai u shpreh se opozita nuk mund të detyrohet të pranojë këtë qasje dhe do të vazhdojë të përdorë të drejtën kushtetuese për të bërë pyetje, qoftë me shkrim apo me gojë.
Në një moment të fjalës së tij, Berisha kritikoi edhe ministrin Toni Gogu, duke e përshkruar si personi i cili kallëzoi në SPAK Erion Veliajn, dhe u shpreh se përfaqësuesit e mazhorancës po pengojnë zhvillimin normal të pyetje-përgjigjeve në Kuvend.
“Taulant Begojaris hoqi maskën në fund dhe u tha shqiptarëve se do bëjë një takim me dy kryetarët e grupeve, të cilëve u ofroi si alternativë ose të pranoni të hiqni dorë nga pyetjet me gojë, ose do votohen pa lexim të raporteve dhe pyetjeve të kryetarëve të institucioneve të drejtësisë. Në këtë propozim ka skenarin e kyçjes së parlamentit. Nuk ka opozitë në botë që mund të pranojë të bëjë një Pazar të tillë.
Nëse ti do ti vësh kyçin vendosja që nesër, opozita nuk heq dorë nga e drejta e saj kushtetuese për pyetje e cila është absolutisht në çdo sallë parlamentare të botës edhe me gojë edhe me shkrim.
Në vitin 2023-24-25 pyetjet kanë qenë me gojë të gjitha. Para nuk ka pasur institucione drejtësie siç ka sot. Këta kërkojnë të bëjnë një interprentim si u leverdis se janë në raport krimi me ata që kanë ardhur të raportojnë.
Nuk kanë interes këta që të raportojnë. Besoj se është e qartë, por opozitës nuk mund ti imponosh”, tha Berisha, teksa më tej “sulmoi” edhe ministrin Toni Gogu i cili sipas ish-kryeministrit është edhe “Nesti Angoni”, personi i cili kallëzoi në SPAK Erion Veliajn.
“I thashë unë dil betohu në Kushtetutë. Se thonë që Gogo është Nesti Angoni. E bënë lugat këtë Nesti Angonin këta. Lexo nje pë yetje po një pyetje jo, lexo gjysmë pyetje, nuk jemi në pozita miqësore aty”, tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



