E zgjedhur me dhunë nga Rama, Arta Marku ankohet për ndërhyrje të politikës në punën e saj!
Të gjithëve ju kujtohet data 18 Dhjetor e vitit 2017, kur në parlamentin e mbushur me tym, mazhoranca zgjodhi me dhunën e votave Arta Markun si Kryeprokurore të Përkohshme të Republikës së Shqipërisë. Edhe pse shumica ka 78 vota në parlament, Marku, me vështirësi morri vetëm 69 vota, më pak se shumica e thjeshtë që është 71.
Në atë periudhë kjo zgjedhje u quajt nga opozita, jo vetëm anti- kushtetuese por edhe tërësisht politike dhe në shërbim të Rilindjes. Mazhoranca u justifikua, se Marku do të qëndronte në këtë detyrë si “kalimtare” dhe pa kompetenca të plota jo më shumë se 2-3 muaj, por ja ku jemi sot pas 1 viti e gjysmë dhe përzgjedhja e Ramës, jo vetëm vazhdon që të drejtojë organin e akuzës, por në mënyrë jashtëligjore ka ndryshuar me emërime dhe transferime gjithë piramidën që drejton. Gjithashtu Marku akuzohet nga opozita dhe një pjesë e mirë e medias, se është vënë krejtësisht në shërbim të mazhorancës, veçanërisht për çështje të nxehta që prekin drejtpërdrejtë atë, si çështjet “Tahiri, “Xhafaj” dhe veçanërisht dosjet për blerjen e votave , “339” dhe “184”.
Por pavarësisht gjithë këtyre, Arta Marku, pretendon se politika po i ndërhyn në punën e saj, duke nënkuptuar me këtë akuzë opozitën.
“Ky ka qenë vit jo i lehtë sepse i jeni nënshtruar vettingut. Ia keni dalë pavarësisht vështirësive. Pavarësi do të thotë përgjegjësi e shtuar, nuk do të thotë kaos, ndaj kërkoj me shumë nga ju dhe të jeni të pavarur dhe të pandikuar në punën tuaj. Mos e shihni vetingun si ndëshkim. Keni mbështetjen time dhe të ndërkombëtarëve. Në shumë çështje politika ka ndërhyrë në punët tona, por ju keni vazhduar punën tuaj. Shpeshherë jeni ndjerë të pasigurt dhe kjo padyshim që ka ndikuar në punën tuaj. Në qendër të debateve apo konflikteve politike ka qenë prokuroria. Politika i ka dhënë të drejtën vetes për të gjykuar çdo çështje tonën”. është ankuar Marku ditën e sotme gjatë analizës së prokurorisë së Rrethit Shkodër.
Kjo deklaratë në dukje absurde dhe qesharaka në thelb është e vërtetë, sepse nga puna e deritanishme e prokurorisë nën drejtimin e Markut është e vërtetë që politika ka ndërhyrë fortë, por këtë e ka bërë ajo pjesë që është në pushtet të cilës Marku i ka borxh postin e lartë që mban, Rilindja dhe Edi Rama. Kjo shpjegon edhe faktin që dosje të tilla si ajo “339” dhe “184” të cilat kanë brenda sit ë implikuar ministra, deputetë dhe madje edhe vetë kryeminstrin janë bllokuar prej vetë Arta Markut dhe beniamines së saj në prokurorinë e Krimeve të Rënda, Donika Prela.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



