E zhdukin nga borderotë e DASH/ Atë nuk duam ta shohim me sy këtu!
Ish zyrtari amerikan i njohur për deklaratat e tij surprizuese Brajan Hojt Ji, nuk rezulton më në listën e të punësuarve në Departamentitn Amerikan të Shtetit, raporton portali Sputnik.
Ky portal gjithashtu shprehet se Hojt Ji, gjatë një interviste për mediat greke, ka thënë se nuk është marrë asnjë vendim për emërimin e tij në krye të ndonjë ambasade amerikane në Ballkan ku po spekulohet mjaft kohët e fundit nga mediat serbe.
Këto media më parë kanë bërë të ditur se zyrtari amerikan, do të ishte ambasador në Maqedoni, më vonë pastaj u përfol për ambasador në Bosnjë Hercegovinë çka për Serbinë përkthehet si kujdes i veçantë për faktin se ekzistojnë shumë çështje të lëna pezull dhe të pazgjidhshme mes Serbisë, Bosnjë Hercegovinës dhe Republikës Serbe të Bosnjës apo ndryshe “Republike Srpske”.
Veç lajmeve për punën e re të Hojt Ji, qarkullojnë zëra se ai nuk rezulton më në listën e zyrtarëve në Departamentin e Shtetit si person që ndërmerr ture diplomatike në Ballkanin Perëndimor dhe ku njihet për deklaratat e tij sidomos kur vjen rasti për Serbinë ku Ji ka thënë se duhet të zgjedhë në cilin stol duhet të ulet. Pikërisht për shkak të natyrës së deklaratave të tij në Ballkan, ai cilësohet si “shantazhist” i administratës amerikane.
Megjithatë siç raporton Sputnik, të gjitha deklaratat e Hojt Ji në të kaluarën e afërt kanë rënë në tokë pasi ato nuk kanë qenë qëndrimi zyrtar amerikan. Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik ka deklaruar se Hojt Ji me të vërtetë është përjashtuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Sipas Dodik Dodik, Ji ka mashtruar mediat se kishte dhënë dorëheqjen vullnetarisht për të mos humbur kredibilitet si “shtetar i fortë”.
Që Ji nuk do të jetë ashtu sic është thënë më herët, ambasador në Bosnjë apo në Maqedoni, e konfirmon për Sputnik edhe historiani Aleksandër Rakovic? duke thënë se emri i tij nuk rezulton më në listën e Departamentit Amerikan të Shtetit. Përveç kësaj, Rakovic? thekson se politika e Ji ndaj vendeve të Ballkanit, ka qenë e dëmshme duke kthyer vendet aleate të SHBA të kenë qëndrime oponente ndaj administratës së re të SHBA.
Ai ka shkaktuar konflikte dhe provokuar qeveritë në Ballkan dhe për më tepër që Ji ka mbajtur rangun e gjashtë në hierarkinë e diplomacisë amerikane cfarë do të thotë se askush në këtë pozitë kaq të ulët përfaqësimi, nuk mund të jetë diplomat. Nëse do të ishte i tillë, më herët do të kishte ndërmarrë disa hapa në hierarki-është shprehur historian serb Rakovic?. Ky i fundit vë në dukje pozitën e Ji bazuar edhe tek pohimet e shkrimtarit amerikan Mike Gonzales, i cili punon për Fondacionin “Heritage” i cili ishte i pari që zbuloi dorëheqjen e Hoyt Ji nga Departamenti i Shtetit ku e lidhte me letrën e dalë nga kabineti i sekretarit amerikan të shtetit Reks Tillerson ku ndër të tjera thuhej se pikërisht nga vendet ku duhet të siguronim mbështetje, i “fituam” si rivalë të rinj dhe kjo për meritë të veçantë të Hoyt Ji. Ky i fundit për ne është veçse një qytetar. Ai është njeriu i dytë i rangut të ulët që “egzekutohet” nga pozicioni që gëzonte ku mori pjesë në mënyrë direkte në anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Para kësaj u shkarkua Majkëll Karpenter pas ardhjes në pushtet të Trampit dhe Gonzales thotë se Hojt Ji thjesht ka provokuar gjatë vitit të kaluar duke qenë pjesë e administratës së vjetër të politikës Klintoniste dhe tashmë në kuadër të ndryshimit të administratës amerikane në politikën e jashtme, Ji konsiderohet si person i padëshiruar.
Ji tashmë është i zhgënjyer dhe kjo është arsyeja pse ai dha dorëheqjen. Tashmë ai nuk është në listën e të punësuarve në Departamentin Amerikan të Shtetit-shprehet Rakovic duke vazhduar se kur jep dorëheqjen nga funksioni që Ji mbante, kjo ka vetëm një spegim: Që nuk je i gëzuar me politikën. Që do të jetë ambasador në ndonjë vend të Ballkanit, me shumë mundësi e ka dhënë vetë si lajm ose ndryshe lajm i dhënë nga “shteti i thëllë amerikan”. Megjithatë para disa muajve Ji i dha intervistë disa mediave greke ku ka demantuar se në Ballkan ai do të jetë ambasador dhe se Departamenti i Shtetit ende nuk e kishte marrë këtë vendim. Pra nuk e kemi ndjekur mjaftueshëm çfarë ka shkruar apo thënë vec kemi pasur inercinë të flasim se Ji, do të ishte ambasador në Bosnjë apo Maqedoni cka rezultuan të ishin lajme tullumbace. Gjithsesi atë nuk duam ta shikojmë këtu madje as në Departamentin Amerikan të Shtetit nuk duan ta shikojnë sepse nuk rezulton as në borderonë e rrogave. Politika amerikane ka ndërruar programin e vet ndaj vendeve besnike ndaj Ji çka u shkaktoi kaos përfshirë këtu edhe qeverinë tone (Serbinë)-shprehet Rakovic. Ai merrte pozicione të një gangsteri dhe fliste në emër të SHBA. Megjithatë pas tekstit të Gonzalesit, konstatojmë se Bryan Hoyt Ji në fakt gjeti një hapësirë bosh në të cilën veproi sipas inercisë ndaj shteteve të Ballkanit dhe bëri aq sa mundi por mesa duket, dikush ja bëri “gropën”-shprehet historian sërb Rakovic.
Bashkëbisuesuesi i Sputnik thotë se është herët të spekulohet se kush do ta zëvendësojë Hoyt Ji ndonëse qarkullojnë shumë emra. Megjithatë kushdo që do të vijë duhet të implementojë politikën amerikane të Donald Trampit dhe sekretarit amerikan Tillerson dhe jo të shkaktojë kaos dhe provokojë qeveritë mikpritëse.
Linku i shkrimit ne origjinal:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



