E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ebasan, arrestohen 62 vjeçarja që u kap duke vjedhur me 3 hajdutë
Lajme

Ebasan, arrestohen 62 vjeçarja që u kap duke vjedhur me 3 hajdutë

Policia e Elbasanit bën të ditur se ka shpartalluar një grup hajdutësh që kryenin vjedhje në këtë qytet. Sipas bluve te Elbasanit janë arrestuar tre persona.

Në njoftimin e policisë thuhte se:  Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore një sërë vjedhjesh të ndodhura në Elbasan. Dhe janë arrestohen tre shtetas  për “Vjedhje” dhe  “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Sipas njoftimit të policisë,  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:

Oltion Beshiri, 36 vjeç, banues në Elbasan.

Ndalimi i tij, u bë pasi më datë 26.03.2018 në Lagjen “Dyli Haxhire” ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit Ll.G.

Gjatë hetimeve është bërë dokumentimi dhe zbulimi i tre ngjarjeve të tjera, ku shtetasi i lartpërmendur dyshohet të jetë autor i këtyre vjedhjeve dhe  konkretisht:

Më datë 13.03.2018 gjatë natës, në Lagjen “11 Nëntori”  Elbasan , dyshohet të ketë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetases A.H.

Më datë 17.03.2018,  gjatë natës, në Lagjen “Dyli Haxhire” Elbasan, dyshohet të ketë vjedhur me thyerje magazinën e shtetasit L.Z.

Më datë 23.03.2018 gjatë natës, në Lagjen “Syrja Dylgjeri” Elbasan, dyshohet të ketë vjedhur me thyerje lokalin “Bar Kafe” të shtetasit A.H.

Gjithashtu, po nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, u bë arrestimi  në flagrancë i shtetasve:

Marjus Hoxhalli, 30 vjeç banues në Korçë.

Arrestimi i tyre, u bë pasi  në Lagjen “5 Maji”, në bashkëpunim me njëri – tjetrin janë kapur duke vjedhur në një supermarket në pronësi të shtetasit S.D., banues në Elbasan. Sendet e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë që dosja është depozituar në prokurorinë e rrethit për veprime të mëtejshme

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.