Edhe Arbjan Mazniku, 261 komunikime për tenderë, leje ndërtimi, dhe afera të tjera me drejtorët “5D”
3 muaj pasi SPAK nisi hetimin për drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, u emërua Ministër Shteti për Pushtetin Vendor.
Duket se Rama spostoi Maznikun nga Bashkia, prej frikës së arrestimit në detyrë; ngaqë e dinte, se zv/kryetari Arbjan Mazniku, krye-sekseri dhe “Mon Kukaleshi” i Erjon Veliajt, është skeduar shumë herë në dosjen që SPAK ka hartuar për drejtorët e grupit “5D” të Bashkisë së Tiranës.
Sipas informacionit janë konstatuar 176 komunikime e mesazhe telefonike dhe 85 email-e me tre drejtorët e arrestuar Tushe, Qato e Molla, si dhe me drejtoreshat Eglantina Zere, Deborah Keçi etj.
Nuk janë biseda për shërbime ndaj qytetarëve, por për favorizime të kompanisë “5D”me financime e asete, si dhe nëpërmjet drejtorëve pronarë të kësaj kompanie, ka pazare të bëra në tenderë, ankande, licenca e leje ndërtimi, troje, toka dhe shuarje faturash uji e taksash bashkiake.
Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që janë marrë me dosjen e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, kanë zbuluar se 176 komunikime telefonike dhe 85 email-e të Arbjan Maznikut gjatë kohës kur ishte Zv/kryetar i Bashkisë-Tiranë, janë kontakte me objekt përfitimi tenderësh dhe leje ndërtimi me drejtorët “5D”.
Por, nëpërmjet Arbjan Maznikut dhe 3 drejtorëve të kompanisë “5D” në rolin sekserëve, konstatohet se janë bërë e realizuar pazare për dhurime trojesh e tokash shtetërore, banesash sociale, licenca transporti, emërime në Bashki me ryshfete etj.
Në komunikimet e Arbjan Maznikut, ka biseda për lejim pushtimi hapësirash publike, lejim ndërtimesh pa leje, mos prishje ndërtimesh pa leje, rrafshim banesash të ndërtuar me leje; madje dhe dhënie tokash falas për 99 vite nëpërmjet sekserizimit të drejtorëve, në njësitë administrative Dajt, Shëngjergj, Farkë, Petrelë, Ndroq, Vaqar, Baldushk.
Në dosjen e SPAK, ka biseda pazaresh të Arbjan Maznikut me drejtorët e arrestuar dhe drejtorë të tjerë të bashkisë e biznesmenë, për përfitime edhe për llogari të Erjon Veliajt, nga biznesi i dherave në landfillin e Tiranës dhe apartamente e njësi tregtare, që merren nga pallatet dhe kullat e ndërtuara në troje shtetërore të dhuruara e firmosur nga Mazniku.
Ka biseda për falje taksash vendore e fshirje faturash konsumi uji miliona lekë, për biznese të mëdha të lidhur me pushtetin, mes tyre “Qendra Toptani” e Bashkim Ulajt, “Birra Tirana” e Luan Bregasit etj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



