E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Astrit Patozi  kapet “mat”me Ilir Beqaj dhe Mero Baze pranë PS-së…
Lajme

FOTO/ Astrit Patozi kapet “mat”me Ilir Beqaj dhe Mero Baze pranë PS-së…

Astrit Patozi është një nga kritikët më të fortë të Lulzim Bashës. Sulmet e tij publike ndaj lidershipit në fakt sollën dhe largimin e tij nga Partia Demokratike.
Lulzim Basha vendosi që mos ta kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme të 2017, çka solli dhe intensifikimin e sulmeve që Patozi lëshonte ndaj liderit demokrat.

Me Ridvan Boden, Majlinda Bregun, Genc Ruli u bënë bashkë për të sulmuar Lulzim Bashën për mënyrën e drejtimit të Partisë Demokratike.
Me propozim të Edi Ramës, Ridvan Bode arriti të sigurojë një mandat si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipëri, Majlinda Bregu me mbështetjen e qeverisë u zgjodh Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Por sot Astrit Patozi është kapur mat.
Në një nga lokalet e kryeqytetit, Astrit Patozi është parë me një nga eksponentë kryesorë të Partisë Socialiste, Ilir Beqaj, e njëkohësisht një nga figurat më të sulmuara të Partisë Demokratike.
Në shoqërinë e tij ishte dhe gazetari, analisti Mero Baze. Mos vallë edhe Astrit Patozi po flirton me Edi Ramën?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.