Edhe Basha i del në krah Berishës
Pas sulmit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar edhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili i ka shprehur solidaritet ndaj “kundërshtarit” politik brenda partisë, me të cilin u përball muaj më parë.
“Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj z. Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Ajo është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar.” – shkroi Basha në Twitter.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



