Edhe ne kemi qënë afganë para 30 vitesh!!!

Po! por: nuk na priti kryeministri Italian në port dhe as ai grek në kufij! se në airoport nuk bëhej fjalë!
Nuk ikëm me avion si këta por si zvarranike të rraskapitur të pa ngrënë e të pa veshur!
Nuk ikëm se na luftonte qeveria jonë për tradhti si këta që po vijnë me charter dhe çanta supi plot me para.
Ne ikëm për bukën e gojës sepse sytë i kishim 2cm jashtë nga mosushqyerja dhe pesha e një burri ishte 50kg!
Ne ikëm dhe nuk dinim çfarë na priste! Jo si këta..!
Ne ikëm dhe mijëra nuk gjenden as sot askund! Dhe dihet se ku janë!
Ne ikëm dhe aty ku shkuam nuk na akomodoi askush në hotele apo konvikte madje as nëpër stalla.
Ne fjetëm maleve e kanaleve dhe shumë nuk u çuan dot nga ai “gjumë”..!
As sot mbas 30 vjetësh 90% e shqiptarëve nuk akomodohen dot në oaze të tilla rekreacioni pranë detit dhe jodit qoftë edhe për 10 ditë në vit!
Asnjë shtet nuk na ka strehuar ne në masë duke na subvencionuar qëndrimin edhe pse eksodet tona para 30 vitesh (por edhe sot) ende përbëjnë top listën evropiane të eksodeve masive!
Ne nuk kemi asnjë lidhje me afganët që po vijnë këtu në asnjë aspekt vlerësimi!
Gratë afgane që po zbresin avionat luksozë në Rinas mbajnë shami mëndafshi ndërsa nënat shqiptare mëndafishin e kanë parë vetem në tv!
Qokveria jonë e 30 viteve që nuk u bë dot kurrë qeveri, së paku të mos na trazojë gjakun me karshilleqe ekstra nacionaliste se nuk kapërdihen për nga niveli i hipokrizisë.
Le ta shohim njëherë njëritjetrin në sy si shqiptarë të vërtetë! Si thua kemi apo ke të drejtë??
.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



