Edhe Saranda proteston kundër rritjes së çmimit të karburanteve!
Dhjetëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” në Sarandë për të protestuar për rritjen e çmimit të karburantit.
Për rreth 30 minuta, qytetaret bllokuan trafikun duke detyruar dhe drejtuesit e automjeteve të fikin makinat.
Fillimisht protestuesit janë përplasur me policinë, e cila në kushtet e krijuara ka devijuar trafikun në drejtime të tjera.
Gjatë këtij tubimi në Sarandë, mësohet se nuk ka patur të shoqëruar nga policia edhe pse grumbullimi ishte pa marrë leje.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



