Edhe sonte protestë për Berishën
Dhjetëra qytetarë dhe mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Mustafa Matohiti”.
Ata protestojnë prej gati një muaji e gjysmë kundër vendimit të SPAK-ut për arrestin e shtëpisë ndaj Berishës.
Kujtojmë se në datën 30 dhjetor, gjyqtarja Irena Gjoka firmosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Berishën për akuzën “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.
Avokatët e Berishës ankimuan vendimin e dhënë nga gjyqtarja Gjoka, por Apeli i GJKKO-së e la masën në fuqi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



