E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe tapë në timon edhe kundërshtojnë policët, arrestohen
Lajme

Edhe tapë në timon edhe kundërshtojnë policët, arrestohen

Policia  e Lushnjes ka arrestuar 2 persoan pasi janë kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur si edhe kanë kundërshtuar me dhunë policët.

Ja njoftimi i policise për ngjarjen:

Në pranga u vunë shtetasit D.Z, 40 vjeç dhe E.B, 32 vjeç, të dy banues në Lushnje.

Arrestimi i tyre u bë pasi rreth orës 02:30, në lagjen “Çlirim” Lushnje janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “Renault” në gjendje të dehur dhe gjatë shoqërimit në Komisariatin e Policisë Lushnje kanë kundërshtuar me dhunë patrullën e Policisë së Rendit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.