E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe Tërmeti i Tepelenës jep dorëheqjen
Lajme

Edhe Tërmeti i Tepelenës jep dorëheqjen

Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi ka dhënë dorëheqjen nga ky pozicion, pasi pritet të garojë si deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës. Burime të besueshme bëjnë me dije se pritet të renditet i dyti në listën e Partisë Socialiste.

Peçi bëhet i dyti kryebashkiak socialist që ndërmerr këtë veprim pas Agron Malajt, i cili po ashtu dha dorëheqjen nga pozicioni i kryebashkiakut në Mat.

Dorëheqja e Peçit do të shqyrtohet zyrtarisht nesër në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku do të vendoset edhe për drejtimin e përkohshëm të bashkisë.

Sipas informacioneve, një nga nënkryetarët do të marrë drejtimin e institucionit deri në zgjedhjen e një kryebashkiaku të ri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.