E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe Visar Zhiti, kandidat i mundshëm për postin e Presidentit
Lajme

Edhe Visar Zhiti, kandidat i mundshëm për postin e Presidentit

Kur tashmë kanë nisur procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri, emri i Visar Zhitit, poetit, intelektualit, ish-ambasadorit, ish-i dënuar politik, është i fundit që po qarkullon në ambientet e politikës. Duket se kjo kandidaturë mund të gjejë mbështetjen e të gjithë krahëve të politikës shqiptare.

Javët e fundit, nuk kanë qenë të paktë emrat që kanë qarkulluar si ai i Majlinda Bregut, Servet Pëllumbit, Princ Lekës, Mimi Kodhelit, apo dhe ambientalistit Sazan Guri.

Visar Zhiti, njeriu i qetë në politikë dhe rebel në art dhe kulturë, u propozua në vitin 2015 nga Kryeministri Rama si ambasador në Vatikan, propozim që nuk u pranua nga ish-Presidenti Bujar Nishani, me argumentin se Rama nuk është konsultuar me të përpara se ta propozonte. Zhiti para se të vinte e majta në pushtet në vitin 2013, ka qenë për disa muaj ministër i Kulturës në qeverinë e Sali Berishës.

Më pas, ai shërbeu në Vatikan si i dërguari me punë. Visar Zhiti nuk është pa eksperiencë në diplomaci. Në vitin 1997, Zhiti u emërua atashe kulturor në Ambasadën shqiptare në Romë, ku qëndroi deri në vitin 1999. Ai mban gradën diplomatike “këshilltar”.

Presidenti i Republikës është shprehur se nuk do të dekretojë Visar Zhitin për ambasador për shkak se ka munguar konsultimi i Kryeministrit Rama me të, duke e anashkaluar institucionin e Presidentit në lidhje me dekretet për ambasadorët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.