E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Paloka “mbron” Bashën: Votuam ne që të mos japë dorëheqjen Kryetari, do rrijë edhe po të humbasim zgjedhjet
Lajme

Edi Paloka “mbron” Bashën: Votuam ne që të mos japë dorëheqjen Kryetari, do rrijë edhe po të humbasim zgjedhjet

Ai nuk i ka qendruar propozimit, që kryetari duhet të japë dorëheqjen, në rast se PD nuk fiton zgjedhjet.

Pra, Basha do të qendrojë në krye të PD-së, edhe po i humbi zgjedhjet.

Pas votimit, Edi Paloka i ka dalë zot Bashës.

Ai ka thënë se në fakt kanë qenë ata që kanë votuar kundër propozimit të Bashës, pasi PD po humbet çdo palë zgjedhje dhe pritet të humbasë dhe ato të ardhshmet.

Dhe sipas Palokës, i bie që PD të bëjë çdo dy vjet zgjedhje për kryetarin.

“Për propozimin tjetër, që ishte për kufizimin e mandatit, u dhënë argumentat që kishin të bënin me procesin zgjedhor.

Nëse do të bëheshin zgjedhje, ky ka qenë një nga propozimet e Bashës, dhe u kundërshtua nga ne të tjerët edhe si grup pune, sepse i binte që PD të ishte gjithë kohës në proces zgjedhje për kryetarin, gjë që nuk do ti shërbente aspak mbarëvajtjes së punës së PD.

Përvec pjesës tjetër, që do nxistë konflikte mes njerëzve që do kishin ambicje për të marrë postin e kryetarit.

Të gjitha këto propozime u votuan dhe u hodhën poshtë me shumicë dërmuese të anëtarëve të këshillit”, tha Paloka.

Pra, tani Basha mund të jetë i qetë.

Sado palë zgjedhjesh të humbasë, nuk ka pse të largohet nga drejtimi i PD-së.

Vetëm nëse ndonjë ditë mërzitet dhe vendos vetë që të largohet!(TemA)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.