E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Paloka në Kuvendin e thirrur nga Berisha: Kjo ditë do të hyjë në historinë e PD-së
Lajme

Edi Paloka në Kuvendin e thirrur nga Berisha: Kjo ditë do të hyjë në historinë e PD-së

Ka nisur Kuvendi Kombëtar i PD-së i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku fjalën hapëse e ka mbajtur kreu i Këshillit Kombëtar Edi Paloka.

“Delegatë miq dhe të ftuar, i nderuar z. Berisha Mirë se keni ardhur në Kuvendin e demokratëve të lirë! Prania juaj sot këtu në një ditë si kjo ku mesa duket edhe Zoti ka dashur të shtojë simbolikën e tij, ne jemi demokratët e rrebeshit, jo të shampanjës, të tjerët le të shkojnë te shampanja. Kjo ditë do hyjë në historinë e PD-së, të demokratëve dhe gjithë shqiptarëve, jo thjesht sepse për herë të parë mblidhet një Kuvend me kërkesën dhe vullnetin e delegatëve, as thjesht për numrin e pazakontë të pjesmarrësve, por për faktin që pas 31 vitesh mblidhemi edhe një herë në përvjetorin e PD për ta rithemeluar atë, mbi idealet dhe parimet mbi të cilat e ngritëm në dhjetor 90 por edhe për ta vendosur përfundimisht në shinat e konservatorizmit. E kam konsideruar veten me fat që në dhjetor të 90-ës u bëra pjesë e lëvizjes studentore dhe njëri prej atyre që themeluan PD. Pas kësaj dite ne do kemi të drejtën të themi me kënaqësi, unë isha aty kur u themelua PD. Mbi 4200 delegatë kanë firmosur fillimisht për mbajtjen e këtij Kuvendi, sot numri i firmëtarëve është shumë më i lartë se sa ai i ditëve të para”, tha Paloka në fjalën e mbajtur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.