E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama bën ndërhyrje  kirurgjikale
Lajme

Edi Rama bën ndërhyrje kirurgjikale

Kreu i qeverisë Edi Rama është paraqitur këtë të enjte në ambientet e QSUT, ku raportohet se i është nënshtruar një operacioni në hernie, një problem që kryeministri e ka raportuar edhe më herët.

Mësohet se Rama po operohet nga doktori Arben Gjata, teksa disa kohë më parë kreu i qeverisë iu nënshtrua një tjetër operacioni për heqjen e apendicitit.

Hernie inguinale njihet në gjuhën popullore si dhjamthi. Operacioni ka shkuar mirë, dhe kryeministri është në gjendje të mirë shëndetësore, bëjnë të ditur burime nga QSUT.

Rama e paralajmëroi ndërhyrjen kirurgjikale pak ditë më parë gjatë inspektimit të hapjes së spitalit ditor brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.