E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama bën viktimën: Nuk dorëhiqem!
Lajme

Edi Rama bën viktimën: Nuk dorëhiqem!

Kryeministri Edi Rama ka marrë rolin e viktimës në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, teksa i cilësoi si shpifje të gjitha akuzat që hidhen ndaj tij. Teksa sulmoi protestuesit dhe mesazhet që jepen në protestë prej 20 ditësh ku kërkohet dorëheqja e tij, Rama tha se është kërcënuar dhe dhunuar online prej protestuesve.

“Thonë që jam kusar dhe algoritmi e bën të vërtetë. Thonë që kam qenë në Aruba dhe algoritmi e bën të vërtetë. Ka një dhunë të vazhdueshme dhe kërcënime online, ndërsa algoritmi po prodhon një realitet tjetër, që nuk ka lidhje me atë që jetojmë në realitet”, tha Rama. Sipas Kryeministrit, shpifjet që po i bëhen, kthehen nga algoritmi si të vërteta, ndërsa theksoi se jemi në një laborator algoritmi prodhon të pavërtetat dhe shpifjet si të vërteta.

Kryeministri u shpreh se ka mesazhe lidhur me dorëheqjen e tij, por ai nuk i është përgjigjur.

“Më kanë shkruar shumë njerëz sikur kam dhënë përshtypje sikur do të japë dorëheqjen! Nuk më ka shkuar kurrë në mendje që një turmë të shkojë e të bllokojë aeroportin. Tërheqja pak nga pak e atyre që shkuan atje për të dalë në skemë, e mbetja e atij grupi ku ka përzierje të hatashme. Vinë njerëz nga Kosova, Maqedonia, për të shpëtuar Shqipërinë në emër të shqiptarëve! Ulërijnë! Ndërkohë që njerëzit që funksionojnë me arsye, dhe ata në banka, më të mirëpaguarit, e kuptojnë se këtu ka diçka që nuk shkon fare. Si kam dhënë përgjigje kujt.

Kur ka momente të tilla, kam kënaqësi të kujtoj një hollësi të Homerit kur Odiseja afrohet pranë sirenave dhe refuzon që të mos t’i dëgjojë. Përkundrazi ai insiston ti dëgjojë, sepse kupton se sa i madh është tundimi në një mënyrë apo një tjetër. Ai lidhet pas direkut të anijes, jo se ska besim te vetja, por nuk e negocion destinacinon. Atë që vetja në një moment të vetëm mund tia bëjë që të hidhet në ujë pas sirenave, ai e ndalon me litarët, duke e lidhur veten. Qëllimi është çka e ka çuar deri aty dhe deri në fund. Kjo e Odiseut është metafora më e jashtëzakonshme e lidersipit dhe qeverisë”, tha ai.

Në vijim Rama i ka kthyer edhe një përgjigje atyre që i kërkojnë dorëheqjen, duke theksuar se timoni i një mazhorce nuk lëshohet nga zhurmat.

Gjatë fjalës së tij, Rama ironizoi edhe thirrjet në protestë  “Edi Rama ka mbaru”.

“Për t’i dhënë kësaj një pathos revolucionar, aty në shesh nis refreni Edi Rama ka mbaru. Puna është se ikën mbrëmja dhe vjen mëngjesi, aty s’ka njeri se sheshi hapet në mbrëmje, ndërkohë që unë jam këtu, ne jemi këtu.

E nesërmja vjen, vitet ikin, profecia vazhdon, sepse edhe po s’u bë e vërtetë, bëhet virale dhe ja ku jemi sot.

Për dekada me radhë kemi luftuar për lirinë shprehjes, me të drejtë, pa të s’ka demokraci, por ndërkohë pa e kuptuar kemi hyrë në një ferr tjetër social. Epokë ku problemi është pakufijshmëria e lirisë së shpërndarjes.

Sot s’ka nevojë të censurosh faktet. Mjafton t’i mbysësh. Kjo është situatë e re kohës sonë, fakti dhe gënjeshtra janë dy njësi të mënyrës si funksionon algorimit, që nuk pyet kush ka të drejtë, por kush e merr peng më gjatë vëmendjen. Atij i jep shtysë tjetrit i ul shpërndarjen”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.