E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama e vari sot Erion Veliajn në pemë!
Lajme

Edi Rama e vari sot Erion Veliajn në pemë!

Në 31 dhjetori të 2018, Edi Rama premtonte se do vinte dita që Erion Veliajn do ta varte në pemë!

Sot, pa u mbushur ende 3 vite nga ai premtim Edi Rama de fakto e ka varur Erion Veliajn. Asnjë prej njerëzve të tij besnike nuk është në qeveri, vetë Erion Veliaj nuk është as anëtar kryesie.

Goditja më e madhe për Erion Velinë vjen nga nxjerrja jashtë kryesisë e mentorit të tij politik, Tano Carridit të politikës shqiptare Fatmir Xhafajt. Fatmir Xhafaj njeriu që kopsiti 339 dhe 184 për t’i hapur rrugën Erion Veliajt, sot të gjithë ‘hasmit’ e tij që tentoi t’i godiste i ka në poste të rëndësishme.

Fatmir Xhafaj, njeriu që theu listën me votat e blera nga paratë e drogës, nga paratë e lojërave të fatit, nga paratë e përmbarimeve private dhe mbi të gjitha nga paratë e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës sot e shikon veten si qentë e bashkisë që Erion Veliaj i dërgon për sterilizim.

Bashkë me Erion Velinë, goditje të fortë mori dhe njeriu që del në çdo përgjim të çdo grupi kriminal, Taulant Balla. Sot Edi Rama me vendimin e tij, ia faturoi vrasjen e Elbasanit as më pak e as më shumë por njeriut që mbyll hesapet me grupet kriminale, nga sot drejtues politik i qarkut të Fierit.

PS: Fieri nuk ka nevojë për ndërmjetësimin e Taulant Ballës, duke qenë së është universiteti krimit në Shqipëri, atje gjërat janë të ndara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.