Edi Rama e zbulon vetë: Ja çfarë na ndau me LSI-në
Kryeministri Edi Rama ka folur nga foltorja e Asamblesë Kombëtare. Kreu i qeverisë tha se në këto 100 ditë qeveria e tij i ka plotësuar objektivat që kishte vendosur.
“Në këto 100 ditë të para ne kemi arritur të bëjmë sa kemi vendosur si objektiva dhe koha vrapon dhe volumi i punëve që duhet të kryejmë është i jashtëzakonshëm.
Qëndrimi ishte i qartë dhe i prerë për të mos komprometuar Reformën në Drejtësi që na ndau dhe aleatin e deri djeshëm të mandati qeverisës.
Viti pati si kulminacion Vettingun dhe u kthye si arsye për tu parë dhe më dukshëm dhe ndarja. Nga njëra anë ne dhe ana ana tjerët ata që u mblodhën në çadër për disa muaj me radhë, por me betimin për të mos lejuar Vettingun.
Pas kalimit me sukses të një mali të lartë të ngritur artificialisht jo në rrugën tonë si PS, por në rrugën e Shqipërisë, u gjendëm përballë akuzës se ne e kemi shkelu marrëveshjen dhe jemi në kushtet ku opozita, por edhe partia tjetër ku ne ndamë shumë rezultate të rëndësishme të reformave tona janë rikthyer në çadër me të njëjtat kërcënime dhe më të njëjtin qëllim”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



