E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama: Europianët kanë stres, kanë taksa të larta dhe janë të palumtur!
Publik News

Edi Rama: Europianët kanë stres, kanë taksa të larta dhe janë të palumtur!

Bashkëbisedimi i Ramës sot me qytetarët mund ta themi që kishte perla pafund sepse pas çdo pyetje dëgjoje një propagandë të pakuptimtë, që nuk dije ç’të bëje, të qeshje apo të qaje.

Një qytetare, i ka kërkuar kryeministrit që rrogat në Shqipëri të bëhen 1 mijë euro, siç është pothuajse në të gjithë Europën.

Por si u përgjigj kryeministri?!

Sipas Ramës, nuk duhet krahasur Shqipëria me vendet e tjera të Europës, pasi atje ka edhe taksa shumë të larta. Sipas Ramës, europianët kanë shumë probleme dhe strese, ndërsa theksoi se dhe ata janë të pakënaqur nga vendet e tyre.

Ai theksoi:

Ju lutem mos bëjmë krahasime me Europën, mos shikoni vetëm pagat, shikoni taksat, qiratë. Edhe ata që janë në Europë nuk është se janë të lumtur. Shikoni se sa shumë stres dhe revoltë ka në Europë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.