E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama hakmerret me  gazetaren kritike ndaj tij
Lajme

Edi Rama hakmerret me gazetaren kritike ndaj tij

Një vendim skandaloz i pa ndodhur më parë.

Qeveria e drejtuar nga Edi Rama e gjetur nën sulme të shumta për skandalet ku është përfshirë, ka vendosur të dëbojë një gazetare të huaj që jetonte e punonte në Shqipëri.

Alice Taylor është dëbuar nga Shqipëria me vendim të Edi Ramës dhe vendimin e ka bërë të ditur vetë gazetarja.

Qeveria shqiptare, pasi më sulmoi mua dhe partnerin tim për shkak të punës si gazetarë dhe kritikat e mia ndaj tyre, tani më kanë anuluar rinovimin e lejes së qëndrimit.

Gazetares britanike Alice Taylor i është mohuar leja e qëndrimit në Shqipëri, ndërsa ajo akuzon se vendimi është tendencioz dhe i qëllimshëm për shkak të raportimeve për “blerjen e votës” në vendin tonë.

Alice Taylor, e cila shkruan për theshiftnews.com dhe exit.al, ky i fundit një protal i cilësuar si pranë të djaththës shqiptare, është edhe autore e blogut të njohur  “The Balkanista”. Taylor thotë se kishte aplikuar për rinovimin e lejes së qëndrimit në vendin tonë, por nuk mund të shkonte personalisht për shkak se doktori i kishte këshilluar të qëndronte në shtrat pasi është shtatzënë.

“Gati dy javë më pas, më njoftuan se aplikimi u pranua dhe duhet të bëj pagesën. Ndaj shkova dhe bëra pagesën”, thotë Taylor “Por sot bashkëshorti im shkoi te zyrat dhe mësoi se vendimi i drejtorit për të rinovuar lejen e qëndrimit ishte mohuar “me urdhër nga lart”.

Gazetarja britanike thotë se ky vendim vjen në një kohë kur ajo është sulmuar nga një sërë mediash pranë të majtës, të cilat kanë shkuar deri aty sa ta quajnë “spiune të Rusisë”.

Taylorshprehet se, nuk është koicidencë që vendimi për t’i refuzuar lejen e qëndrimit vjen pikërisht në këtë kohë. Ajo ka raportuar kryeisht në gjuhën angleze për skandalin e blerjes, manipulimit të votave në vendin tonë.

“Jam sulmuar dhe ofenduar si unë edhe partneri im. Por do të ndërmarrim veprime ligjore”, shprehet gazetarja Taylor, e cila tashmë është e detyruar të largohet nga Shqipëria dhe të riaplokojë sërish, por gjendja bëhet edhe më serioze, pasi për arsye mjekësore ajo e ka të pamundur të udhëtojë.

“Më thanë që është pranuar leja e qëndrimit, pastaj vendimi u kthye pa asnjë arsye, nga dikush mbi drejtorin e departamentit të emigracionit. Kjo ndodh në një kohë kur unë jam sulmuar publikisht pasi kam raportuar mbi dyshimet për korrupsion në qeverinë shqiptare. Me sa shoh unë, nuk ka si të jetë koicidencë”, shprehet Taylo.

Tani jam në Shqipëri në mënyrë të paligjshme dhe më kërkojnë të largohem, pavarësisht se kam një certifikatë mjekësore duke thënë se nuk mund të udhëtoj për shkak të komplikimeve që mund të kem pasi jam pothuajse 6 muajshe shtatzënë. Me një fëmijë shqiptar’, shkruan Alice Taylor.  në Twitter.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.