Edi Rama hap podcast për shqiptarët tani Andrew Tate doli nga burgu
Në kushtet ku vendi që qeveris është rrugë të mbarë drejt shpopullimit, kryeministri ynë ka vendosur të hapë një podcast dhe të konkurrojë yje të mëdhenj të kësaj fushe të internetit, mes tyre edhe Andrew Tate, të cilin ka shansin ta sfidojë, pasi “Top G” sapo ka dalë nga burgu dhe nuk ka famën e dikurshme, por gjithashtu është i bllokuar nga mediat sociale.

“Flasim” do të quhet podcasti i kryeministrit tonë, si për të thënë se ka vetëm “llafe” dhe kjo është arma e vetme e tij për të prerë fijet e krimit në këtë vend dhe për të rritur cilësinë e arsimit, i mbetur ende në nivelin e “yllit me xixa”, i shpikur në kohën e “xhaxhit”.
Si një njeri shumë orator, që ka ditur t’u hedhë “hi syve” shqiptarëve për më shumë se një dekadë, kryeministri ynë i ka hapur vetes një dritare, ku të flasë lirshëm, pa e ngacmuar ndonjë gazetar i ndershëm që del tek-tuk në këtë vend dhe i kërkon llogari për mjerimin e vendit.
Një gjë është e sigurt, se ndryshe nga ç’i shkojnë punët në krye të shtetit, podcasti i kryeministrit tonë do të ketë sukses. Andrew Tate, bëhu gati të qëndrosh në hije për një kohë të gjatë, sepse “makthi” yt po vjen! Një fenomen i rrjeteve sociale po bëhet gati të shpërthejë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



