E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama i la vetëm prokurorët që kërkojnë bosët e kokainës së Maminasit
Lajme

Edi Rama i la vetëm prokurorët që kërkojnë bosët e kokainës së Maminasit

Nga Edi Rama pritej që, të paktën, të mbante anën e prokurorëve që hetojnë bosët e kokainës, që sollën 613 kilogramë nga Kolumbia. Raste kur kryeministri e shpreh vullnetin e tij publikisht për çështje të rëndësishme ka plot.

Nuk kishte dilema Edi Rama kur i lëshoi lazaratasve policët e Saimir Tahirit, disa vite më parë.

Nuk kishte dilema as kur karikoi tatimorët e Briseida Shehajt kundër tregtarëve që nuk shpërndanin kupon tatimor.

I prerë u tregua edhe kur i suli inspektorët e OSHEE-së të kapnin ata që nuk paguanin dot energjinë elektrike. Ose kur urdhëron fadromat e Dallëndyshe Bicit të shkatërrojnë ndërtesat, që ia prishin tablonë e projektit “do të bëjmë shtet”.

Shembujt kur Rama tregohet i papërmbajtshëm në anën e ligjit janë shumë, por në Studion e Hapur të News24 tregoi një fytyrë tjetër.

Kryeministri e quajti normale që bosët e kokainës nuk ishin kapur. Kështu ndodhte edhe nëpër filma, tha ai, ku nuk kapej i gjithë rrjeti, por vetëm “argatët”.  Madje, Rama u habit se si mund të pretendohet që të kapeshin bosët e vërtetë të kokainës.

“Pse duhet që hetimi doganor dhe policia në atë operacion të kapnin gjithë rrjetin?!” u shpreh gjithë habi Rama.

Por shenjat e qarta të sterilitetit, kryeministri i tregoi kur u distancua totalisht nga hetimet e prokurorisë për kokainën dhe nuk mbajti asnjë qëndrim për hetimet e prokurorisë.

“Kjo nuk është një çështje e kryeministrit të Shqipërisë. Kjo është një çështje e organeve hetimore dhe e procesit hetimor” tha Rama, që i vuri kapak bisedës për këtë temë me një shembull domethënës. Në San Diego ishte kapur një sasi e madhe kokaine disa javë më parë dhe as DEA amerikane nuk i kishte gjetur dot bosët e vërtetë. © Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra

Video më poshtë:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.