Edi Rama, ju kërkon drejtorëve të Hipotekave të jepni dorëheqjen
Shpërthen Edi Rama, ju kërkon live drejtorëve të Hipotekave të japin dorëheqjen
Edi Rama ju ka kërkuar dorëheqjen të gjithë drejtorëve të hipotekave në gjithë vendin. Me një gjuhë të ashpër ai i ka kritikuar ata per punene e bërë në këto vite. Gjatë një takimi që po zhvillohet në kryeministri ai tha se ata duhet të ikin me dinjitet nga detyra e tyre duke dhënë të gjithë dorëheqjen. “Çfarë mund t’ju them përveçse të ikni të gjithë, pa përjashtim duhet të jepni të gjithë dorëheqjen brenda 24 orëve” , u shpreh Rama.
EMRAT
Drejtoresha e Hipotekës së Tiranës: Lediana Bardhi
Drejtori i Hipotekës së Durrësit: Ani Dyrmishi
Drejtori i Hipotekës së Kavajës: Seit Cikalleshi
Drejtori i Hipotekës së Gjirokastrës: Meleq Karabina
Drejtori i Hipotekës së Beratit: Arben Baxhia
Drejtori i Hipotekës së Vlorës: Rezart Elmazi
Drejtori i Hipotekës së Elbasanit: Oltion Kokunja
Drejtori i Hipotekës së Lezhës: Ardian Simoni
ULTIMATUMI I RAMES
“Nëse doni t’i jepni vetes një mundësi, të dilni nga kjo punë me dinjitet minimal jepni dorëheqjen pa asnjë dallim. S’më intereson fare nga cila rrugë vini, nga e partisë apo e krushqisë. Kjo histori këtu mbaron. Pastaj do bëhen verifikime që nga ndjeket penale dhe marrja apo mbajtja në punë e atyre që kanë një lidhje apo histori me hipotekat. Mos kujtoni se s’bëhe me shkarkim…Rrugët tona ndahen këtu, ju në punët tuaja ne në tonat”./PUBLIK.live
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



