Edi Rama krenohet me bukurinë e Sarandës në muzg, qytetari: Pyeteni pak sa herë na kanë ikur dritat gjatë natës
Kryeministri Edi Rama postoi ditën e djeshme një pamje nga lart, si gjithmonë, të Sarandës, pas rënies së diellit. Të paktën nga filmimet që na serviri kryeministri ynë, qyteti në skajin jugor të vendit duket shumë bukur, por a e di Rama sesi duket pa drita?
Me siguri e ai e di si mund të duket, por pushuesit dhe qytetarët e Sarandës e dinë akoma më mirë sesi duket, por edhe sesi është të rrish pa drita në kushtet kur temperaturat janë shumë të larta dhe freskimi apo pajisjet elektroshtëpiake duhen me patjetër.
“Shqipëria e bukur. Saranda”, shkruhet në llogarinë e Ramës në Instagram e pas kësaj nuk ka munguar reagimi i qytetarëve në redaksinë tonë. Një prej tyre ka një pyetje shumë serioze për kryeministrin, që tregon situatën më energjinë elektrike në Sarandë, që po rrezikon edhe pajisjet elektroshtëpiake të banorëve.
“Pyeteni pak Edi Ramën sesa herë na kanë ikur dritat mbrëmë gjatë natës. Se e ka kapur me drita në video. Do të na digjen elektroshtëpiaket e pajisje të tjera, apo s’duan t’ia dinë maskarenjtë”, shkruan qytetari. Ndërkohë me siguri kompania që ka bërë filmimet nga lart të Sarandës është lumturuar që arriti ta bëjë këtë video pak sekondëshe pa pasur shkëputje të energjisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



