E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama, ky mediokër enverist që nuk u bë dot kurrë kryeministër!
Lajme

Edi Rama, ky mediokër enverist që nuk u bë dot kurrë kryeministër!

Spartak Ngjela

Rama nuk u bë dot kryeministër, edhe pse ka mbi tetë vite kryeministër i Shqipërisë… por që mbeti thjesht një kryeministër i emëruar, se kryeministër s’u bë që s’u bë dot.

Fakti që nuk e di fare se çfarë është media evropiane, ai është ende jashtë konceptit demokratik që ka ecur në historinë e shtetit, që nga Athina e lashtë e deri në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me vartësit e tij, ai po flet broçkulla kundër medias italiane që e akuzon Ramën mediatikisht me fakte, sepse, që të godasësh me sens gazetaresk një gazetë perëndimore, duhet:

Të njohësh mirë dymbëdhjetë gjykimet e mendjes njerëzore;

Duhet të njohësh me nivel alegorinë, por, mbi të gjitha, nuk duhet t’i shmangesh të vërtetës faktike.

Kurse Rama, po sillet njëlloj si mediokeri Enver Hoxha dikur. Por, harron që, diktatori mizor Enver Hoxha, ishte thjesht një monark oriental absolut që flliste pa pushim, por pa thënë asgjë.

Po ky Rama çfarë është?

Është thjesht një i vetmuar në 28 mijë kilometra katrorë territor, ku nuk e pyet askush, por ai ecën njëlloj si Enver Hoxha dhe e imiton atë, se, siç duket e di gjeni, diktatorin pa arsim të lartë të Shqipërisë komuniste.(!)

Por, estetika moderne e ka zgjidhur tani filozofikisht tezën e Hegelit që: historia, pasi është shfaqur një herë si tragjedi, vjen e përsëritet, për së dyti, si komedi…

Prisni, se do të ketë akoma shfaqje të kësaj komedie…

Qeshni dhe shikoni…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.