Edi Rama niset në SHBA, takime të nivelit të lartë
Por pas kësaj darke në kryeqytetin belg, Rama mësohet se do të niset për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mëson newsbomb.al. Kryeministri Rama bëhet me dije se do të niset ditën e nesërme drejt Amerikës dhe do të ketë një axhendë shumë të ngjeshur.
Burime të besueshme i thanë newsbomb.al, se Rama pritet të takohet me një biznesmen shumë të fuqishëm dhe një sërë zyrtarësh të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Kjo vizitë e kreut të qeverisë në SHBA dhe takimet e nivelit të lartë besohet që të kenë lidhje me fillimin e reformës në drejtësi, që sipas ambasadorit amerikan Donald Lu pritet të jap rezultatet e para në fillimin e vitit 2018-të.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



