E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama operohet nga kirurgu i pandehur Arben Gjata
Lajme

Edi Rama operohet nga kirurgu i pandehur Arben Gjata

 

Kryeministri Edi Rama iu nënshtrua  dje një ndërhyrjeje kirurgjikale për hernien inguinale, operacion i kryer nga kirurgu Arben Gjata, ish-rektori i Universitetit Mjekësor të Tiranës. Sipas informacioneve nga QSUT gjendja shëndetësore e kryeministrit paraqitet e stabilizuar dhe sot do të largohet nga spitali.


Kjo nuk është hera e parë që Rama zgjedh kirurgun Gjata, pasi ky i fundit e operoi edhe për apendicitin, duke treguar se është mjeku i tij i preferuar dhe personi në të cilin ai beson për shëndetin e tij.

Megjithatë, fakti që ky kirurg është i pandehur në një dosje hetimore të SPAK për korrupsion dhe falsifikim të dokumenteve në lidhje me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, ngre pikëpyetje për lidhjet personale të kryeministrit me individë të përfshirë në skandale të rënda. Gjata është pjesë e grupit “Beqja-Rrjepaj-Rrapaj”, të akuzuar për kosto fiktive në këtë koncesion.

Ky nuk është një rast i izoluar. Kryeministri Rama duket se ka rrethuar veten me njerëz të zhytur në afera korruptive, duke përfshirë edhe vëllain e tij, Olsi Rama, dhe të afërmit e tij, të cilët janë emëruar në poste të larta ose përfshirë në marrëveshje të dyshimta. Ndërkohë, një ditë para operacionit, Rama firmosi emërimin e Ilir Prodës si Drejtor Policie, pavarësisht se Proda është nën hetim për dekonspirimin e aksioneve policore dhe lidhjet me bandat kriminale.

Duke marrë parasysh situatën, lind nevoja që SPAK dhe kreu i tij, Altin Dumani, të tregojnë kujdes të veçantë për hetimin e Arben Gjatës dhe të mos e transferojnë çështjen te Ilir Beqja derisa Rama të ketë përfunduar edhe dy operacionet e tjera që mund të ketë nevojë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.