E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama për çmimet e larta në jug: Vlonjatëve iu ka dalë edhe syri, edhe nami, edhe trutë e kokës
Lajme

Edi Rama për çmimet e larta në jug: Vlonjatëve iu ka dalë edhe syri, edhe nami, edhe trutë e kokës

Kryeministri Edi Rama në një takim me kryebashkiakët tha se rritja e çmimeve në jug është një vetëvrasje.

Në një takim me kryebashkiakët e vendit, Rama përmendi Vlorën dhe Sarandën si dy rajonet ku rritjet e çmimeve në sezonin turistik janë të ndjeshme.

Rama u ka kërkuar kryebashkiakëve të këtyre dy qyteteve që të bisedojnë me operatorët turistikë dhe t’u shpjegojnë pasojat e kësaj strategjike të gabuar, ku sipas Ramës do të çojë në vetëvrasje të biznesit.

Rama përmendi Vlorën si rajonin më abuzues më rritjen e çmimeve, dhe u bëri thirrje bizneseve që të reflektojnë. Më tej ai tha se vlonjatëve u ka dalë nami, u kanë dalë dhe trutë nga vendi dhe nuk dinë më se çfarë po bëjnë

“Vlonjatët bien në gropën e gjoksit të tyre. Por, është e turpshme për të krijuar një klimë absurde kur sapo kemi hyrë në Champions League e Mesdheut… e ka bërë Bullgaria këtë sport dhe për vite të tëra, nuk kthehej dot më si ishte. Nuk thonë kot më mirë sytë se sa nami, vlonjatëve u ka dalë nami, u kanë dalë dhe trutë nga vendi dhe nuk dinë më se çfarë po bëjnë. Nodshta kështu zbresin pak me këmbë në tokë, ose të paktën në kat të dytë.

Ka një rritje shumë të fortë të turistëve turq që do të merren në konsideratë për dicka tjetër, qeveria dhe bashkitë nuk vendosin cmime as të hoteleve as të restoranteve dhe as nuk, janë dy pikat e një rritje absurd të cmimeve është shumë e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve dhe tu thuhet që kjo është jo vetëm e padrejtë se mbase në kushtet e kapitalizmit e padrejtë ata që duan të fitojnë, se perceptojnë është vetëvrasje për ata vetë duhet të komunikoni dhe të flitet që rrija e paligjishme e çmimeve vjen me një kosto shumë të lartë vitin tjetër. Se po të ishte ka kollaj, par se të jetë vonë është e rëndësishme që të komunikohet në mënyrë të vazhdueshme që të jenë të arsyeshme, është çështje dijeje dhe ideja që meqë na thanë vjet që shqipëria është shumë e lirë, ne po ia hedhim në erë të gjithë tavanet e arsyes së cmimeve është ide tepër e cmendur, ndërkohë shikoni durrësin, shëngjin stabël“, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar. Rama tha se Kosova nuk na ka braktisur, pasi 1.7 milionë qytetarë nga Kosova kanë ardhur në Shqipëri. Sipas kreut të qeverisë, fluksi i turistëve është rritur me 86 përqind. Gjithashtu, Rama kishte një mesazh edhe për operatorët turistikë të hoteleve, duke thënë se duhet të shqyrtojnë çmimet në hotele.

“Dua të përfitoj nga rasti duke qenë se këtu janë të pranishëm jo vetëm një pjesë e bashkive kryesre sa i përket turizmit, por edhe të tjerët. Tendenca e flukseve turistike për të shkuar përtej detit dhe për të eksploruar pika të tjera, është shumë e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm, ka një një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin. Kam folur me kryetarët e bashkive, janë skandalizuar nga shumë video lajme komente të rreme të manipuluara.

Faktet janë në terren. Sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe të sigurisë kibernetike, profile false që përdoren për këtë sulm. Kjo është njëra anë e medaljes që vlen, ajo që vjet ishte çelje e lules së turizmit shqiptar në sytë e botës, erdhi me sfida të reja komplekse që kanë të bëjnë me të gjithë elementët. Sivjet faktikisht para pak ditësh Komisioni Europian i udhëtimeve dhe nxori klasivimitm dhe Shqipëria është në vendin e parë me 86% rritje.

Përpjekje e ulët që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë, ndërkohë këtë vit ka 25% më shumë se vjet. Ka një rritje shumë të fortë të turistëve turq, polak. Për të ulur një charter në Aeroportin e Tiranës duhet të prenotosh tre ditë para. Në aeroportin e Tiranës ka filluar punë intensive për zgjerimin e pistave dhe hapësirave”-u shpreh Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.