Edi Rama posedon një kompleks gjigant prej 4 vilash
Nuk është shtëpi, por një kompleks gjigant sarajesh.
Bëhet fjalë për ‘banesën’ e kryeministrit, Edi Rama, në fshatin Surel në periferi të kryeqytetit.
Nëse bën një kërkim të shpejtë me programin më të ri të Google Earth zbulon, se në periferi të kryeqytetit shqiptarë gjendet një kompleks ndërtimesh që nga jashtë ngjasojnë si bunkerë, por çatinë e kanë të qelqtë.
Janë 4 ndërtesa të cilat sipas një përllogaritje të parë, shkojnë në 1000 metra katrorë ndërtim-banim. Këtu nuk llogaritet toka rrethuese e tyre, e cila është e denjë për një çifligar të madh.
Ky kompleks ka nisur që të ndërtohet dhe është përfunduar në kohë rekord, menjëherë pasi Edi Rama erdhi në pushtet në verën e vitit 2013.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



