E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama thotë se Shqipëria ‘i ka bërë detyrat’: Nuk ka BE pa u bërë zgjedhje në Holandë
Publik News

Edi Rama thotë se Shqipëria ‘i ka bërë detyrat’: Nuk ka BE pa u bërë zgjedhje në Holandë

Kryeministri Edi Ramma thotë se Shqipëria i ka bërë detyrat e saj për integrimin në BE, ndërsa thekson se pa u bërë zgjedhje në Holandë, një vend kritikë ndaj vendit tonë, nuk do të ketë konferencë ndërqeveritare.

Nga Berati, Rama tha se negociatat janë çelur por duhet të zhvillohet dhe konferenca e parë ndërqeveritare e Shqipërisë me BE-në. Sipas tij, edhe pandemia ka ndikuar pasi BE-së i ëhstë shtuar dhe një agjendë tjetër.

“Duke u nisur nga vendimi i marrë nga Këshilli Evropian, çelja e negociatave është realizuar. Por hapja e negociatave formalisht është aprovimi i të gjitha shteteve. Këtu jemi në një fazë ku e kemi parë faktikisht që dinamikat e brendshme të BE dhe hallet e brendshme të një vendi, zgjedhjet e një vendi ndikojnë. Unë e kam thënë që pa u bërë zgjedhjet në Holandë, do të dëgjojmë shumë, por konferenca nuk do të ndodhi.

Ka ndikuar dhe shumë pandemia, ka futur një agjendë në mes. Do të jem në Bruksel për pak ditë, do të kem një bashkëbisedim. Ne i kemi bërë detyrat tona. Pra është shumë e qartë. Nuk është një proces që ecën teknikisht, nuk varet vetëm nga ne, por nga shumë komponentë të tjerë. Ne të bëjmë tonat, për një arsye të thjeshtë. Ne nuk i bëjmë të na vlerësoj Holanda, ne i bëjmë sepse janë gjërat e duhura për shtetin tonë. Reforma në Drejtësi nuk behet se e duan amerikanët apo evropianët. Ata e duan sigurisht, por ne nuk e bëjmë sepse e duan ata, e bëjmë sepse i duhet shqiptarëve, i duhet këtyre të rinjve, atyre që janë fare të vegjël”, u shpreh kryeministri Rama ndër të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.