Edi Rama tregon për herë të parë pse nuk pranon debatin publik me Lulzim Bashën
Kryeministri Edi Rama për herë të parë ka treguar arsyen pse nuk pranon një debat publik me kryedemokratin, Lulzim Basha.

Pse nuk pranoni një debat me Lulzim Bashën?
Rama: S’di të ketë pasur ndonjëherë në zgjedhjet shqiptare debat me kryeministrit dhe rivalëve përkatës. Nëse është një traditë dhe unë e kam thyer më thoni.
Po pse të mos e nisni ju?
Rama: Do duhej që të ishte vërtet përballë një lider që është përgjegjës për atë që thotë dhe atë që bën dhe jo dikush që edhe pse falë konsulentëve i ka fshehur nga ekranet ata që e kontrollojnë dhe ata që mund ta fshijnë për 30 sekonda nga ai pozicion. Është fare e thjeshtë.
LSI është Ilir Meta, PD është Sali Berisha?
Rama: Po patjetër!
Po PS?
Rama: PS është një skuadër që unë kam nderin e madh ta drejtoj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



