Edison Sheme shpallet në kërkim ndërkombëtar
Abuzoi për 4 vite me të miturën në Maliq
Dyshohet se abuzoi për 4 vite me të miturën, shpallet në kërkim ndërkombëtar Edison Sheme.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth 1 javë më parë në fshatin Sheqeras të Maliqit, pasi e mitura 16 vjeçare denoncoi në polici abuzimin që 43 vjeçari bëri me të që në moshën 12 vjeçare.
Burime nga policia bënë me dije se autori i shpallur në kërkim, dyshohet se është drejtuar drejt shtetit grek, aty ku mësohet se jeton vëllai i tij.
Gjatë këtyre ditëve, kontrolle të shumta nga policia janë bërë në banesat e të afërmve, miqve e të njohurve të tij në fshatin Sheqeras, po ashtu në të gjithë fshatin Barç ku ai jetonte me familjen e tij, si edhe në qytetin e Maliqit e të Korçës.
Pasi këto kontrolle nuk kanë patur rezultat, policia ka dyshime të forta që autori mund të jetë larguar drejt Greqisë duke ndjekur rrugën e malit, ndërsa po bëhen komunikime të vazhdueshme me homologët grekë për ta kapur në këtë shtet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



