E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edlira Bode e Spitalit të Traumës, Edmond Gashi i Onkologjikut dhe TIRJA e infektivit
Lajme

Edlira Bode e Spitalit të Traumës, Edmond Gashi i Onkologjikut dhe TIRJA e infektivit

Spitali i Traumës po paguan shtesë për sterilizimin e pajisjeve mjekësore, për shkak të marrëveshjeve të drejtoreshës Edlira Bode me koncesionarët. Ajo krijon qëllimisht mungesa ilaçesh dhe vonesa në operacione, skanime, grafi e analiza, duke i dërguar pacientët në farmacitë dhe klinikat private.

Prej një jave, shoqëria shqiptare është tronditur nga skandali i një grupi mjekësh të Spitalit Onkologjik, të njohur si banda kriminale “Mond Gashi”. Kjo bandë mashtronte pacientët me kancer, duke kërkuar 3000 Euro për trajtim.

Në mënyrë të ngjashme, banda “Edlira Bode” në Spitalin e Traumës po vepron duke vjedhur tenderët dhe shpërfillur pacientët. Pacientët dhe mjekët kanë denoncuar mungesat e pajisjeve dhe ilaçeve, si dhe përdorimin e ilaçeve të skaduara.

Shtetasi holandez Ton Daans ka denoncuar kushtet mizerje në Spitalin e Traumës, duke përfshirë mungesën e ujit dhe letrës higjienike.

Tire Alldervishi në spitalin “Shefqet Ndroqi”

Ju kujtohet Tirja  që u kap duke vjedhur pacientët në Spitalin Infektiv, duke u marrë paratë dhe sendet e vlefshme në momentet më të vështira të tyre.  Sjellja e Tires  nuk ka ndryshim nga  banda “Edlira Bode”  dhe Gashi i Onkologjikut.

Janë dëshmi të qarta të krizës morale dhe profesionale që po përjeton sistemi shëndetësor shqiptar.

Drejtoresha Edlira Bode nuk u shkarkua, por u promovua në strukturat e larta të PS-së.

Megjithëse KLSH konstatoi krime ekonomike dhe kërkoi shkarkimin e saj, Bode vazhdon në detyrë. Spitali i Traumës është i mbushur me ilaçe të skaduara dhe mungesa pajisjesh, duke shkaktuar trajtime të kundërta dhe mangësi në shërbime.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.