Eduard Selami flet për herë të parë mbi zhvillimet në selinë blu: Basha do i mbijetojë lëvizjes, nuk është çudi që nesër ata…
Ish-kryetari i PD-së, Eduard Selami në një intervistë për Zërin e Amerikës deklaroi se debati në këtë parti është i vonuar, ndërsa e konsideroi ish-kryeministrin Sali Berisha si një fatkeqësi për PD-në.
“Mendimi im është që ky është një debat tejet i vonuar për PD-në. Fatkeqësia e PD-së ka qenë Berisha që edhe pas shpalljes “Non grata” vazhdon përpjekjet për të mbajtur peng PD-në. Unë nuk mund ta mendoj, Berisha duhet të kishte kapërcyer këtë me kohë. Një skenar që ky të vijë si reformator i PD-së është e pamundur. Ky kapitull është i mbyllur, Berisha është e kaluara. Duhet të shikojmë nga e ardhmja“, tha Selami.
Ndërsa parashikoi të ardhmen e Lulzim Bashës, Selami tha se ai do i mbijetojë lëvizjes së Berishës, por shton se nuk është çudi që nesër kryedemokrati dhe ish-kryeministri të bashkohen sërish.
“Do i mbijetojë lëvizjes së Sali Berishës. Nuk është çudi që sot ndahen dhe nesër bashkohen prapë ata. PD duhet të vendosë, do të bëhet edhe njëherë shpresë për shqiptarët, apo të bëhet peng i Berishës. PD duhet të rithemelohet. PD sot është bërë mburojë e korrupsionit, është e deklaruar nga DASH”, shtoi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



