E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish- edukatorja  e arrestuar në Tiranë, mashtronte  biznesmenët me projekte ndërtimi…
Lajme

Ish- edukatorja e arrestuar në Tiranë, mashtronte biznesmenët me projekte ndërtimi…

Gruaja nga Tirana qe u arrestua per mashtrimin e biznesmeneve eshte një ish-edukatore kopshti.

Ajo prezantohej si punonjëse e UNICEF dhe u vu në pranga dje nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka mashtruar biznesmenë të ndryshëm, duke u premtuar projekte të mëdha ndërtimi.

 

E arrestuara është Violeta Petro, së cilës deri tani Antikrimi Ekonomik i kryeqytetit i ka dokumentuar 2 raste mashtrimi, një në shumën prej 60 mijë dollarësh dhe një tjetër në shumën 32 mijë dollarë.

Petro u arrestua për “Mashtrim” dhe “Fshehje të të ardhurave dhe mospagim të taksave e tatimeve”. Burime nga Policia thanë se hetimet ndaj 64-vjeçares kanë nisur prej disa muajsh, ku ka rezultuar se ajo prezantohej te biznesmenë të ndryshëm si përfaqësuese e organizatës UNICEF, që operon në Shqipëri dhe iu premtonte projekte të mëdha ndërtimi, por përmes mashtrimit përfitonte shuma të mëdha parash.

E duket se 2 rastet e mashtrimit të dokumentuara nga Policia nuk janë të vetmet, pasi menjëherë pas arrestimit të saj, në Polici janë paraqitur edhe persona të tjerë të dëmtuar, që kanë bërë kallëzim.

“Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, pas marrjes së kallëzimit nga pronarë të disa bizneseve se një shtetase nëpërmjet mashtrimit kishte përvetësuar fondet e tyre për përfitime personale, duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate të huaj, bënë kapjen dhe ndalimin e Violeta Petro, 64 vjeçe, banuese në Tiranë”, tha zyrtarisht Policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.