E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Efektivët e policisë,  operacion  në veri të Kosovës, zbulohen detaje nga operacioni
Lajme

Efektivët e policisë, operacion në veri të Kosovës, zbulohen detaje nga operacioni

Policia e Kosovës ka “zbarkuar” në Veri në një aksion policor me urdhër të të Prokurorisë Speciale, për veprat penale Korrupsioni, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

“Ju njoftojmë se aksioni është duke u zhvilluar ne urdhër të Prokurorisë Speciale, për veprat penale Korrupsioni, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, ka deklaruar zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu.

Drejtori i Policisë në veri, Veton Elshani tha për Telegraf se aksioni po kryehet në katër vendndodhje të ndryshme.

“Jemi duke asistuar në katër lokacione”, u shpreh ai Elshani, duke shtuar se ky aksion ka të bëjë me doganat, mirëpo nuk dha detaje shtesë.

Ky akson mësohet se ka të bëjë për disa zyrtarë të doganës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.