Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë!

Rrogozhinasit mundin Partizanin në Tiranë dhe festojnë titullin e parë

Egnatia ka shkruar sot historinë e futbollit shqiptar, duke fituar për herë të parë Kategorinë Superiore. Skuadra e Edlir Tetovës ka bërë gjithçka mirë teksa ka mundur edhe Partizanin në finale me rezultatin 1-0 në “Air Albania” për të siguruar trofeun e parë më të rëndësishëm të futbollit tonë.

WhatsApp Image 2024-05-26 at 21.03.05(1)

Në ndeshjen finale, skuadra e Tetovës bëri gjithçka mirë duke mbajtur Partizanin larg portës teksa ia doli të gjente rrjetën me Ibrahimoglu pas një pjese të parë kur të kuqtë thuajse nuk u panë para Sherrit.

Në të dytën, ata administruan rezultatin me qetësi, duke i rezistuar tentativave të Partizanit për të barazuar, deri në vërshëllimën përfundimtare të Tejlor, i cili dekretoi se titulli kampion do i shkonte skuadrës rrogozhinase të drejtuar nga Edlir Tetova.

 PARTIZANI-EGNATIA 0-1

35′ Ibrahimoglu

Publikuar nga Publik Media