E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekonomisti rus bën veprimin e papritur, nxjerr shishen në emisionin live dhe ngre dolli për “vdekjen e bursës”: Pusho në paqe mike e dashur
Lajme

Ekonomisti rus bën veprimin e papritur, nxjerr shishen në emisionin live dhe ngre dolli për “vdekjen e bursës”: Pusho në paqe mike e dashur

Një analist ekonomik në Rusi ngriti një dolli me fund për “vdekjen e bursës ruse”, teksa ishte në transmetim “live” në një emision televiziv.

Veprimi i tij solli tronditjen e prezantueses së emisionit, e cila u shfaq e habitur pasi nuk e priste një veprim të tillë.

Alexander Butmanov, një ekonomist i njohur në Rusi, ishte i ftuar në rrjetin rus të lajmeve RBC për të diskutuar mbi fatin e tregut vendas, pas sanksioneve të vendosura mbi Rusinë.

Eksperti i aksioneve nxori gjatë transmetimit një shishe dhe tha: “E dashur bursë, ju keni qenë pranë nesh dhe keni qenë interesante. Pusho në paqe mike e dashur.”

Kujtojmë se aksionet ruse të listuara në indeksin Moex të Moskës pësuan rënien më të madhe rekord një ditë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës javën e kaluar, duke rënë me më shumë se 35 për qind.

Gjithashtu dhe rubla ruse ra në një rekord të ulët kundrejt dollarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.