E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekselenca/ Rama: Nuk ka tapet të kuq për askënd, duhet…
Lajme

Ekselenca/ Rama: Nuk ka tapet të kuq për askënd, duhet…

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me studentët e ekselencës ka theksuar se shumica dërrmuese e vajzave dhe djemve e konsiderojnë të ardhmen e e tyre të lidhur me shtetin, dhe punën në shtet si punën më dinjitoze që mund të kenë. Rama theksoi se, shpreson se këtë dëshirë nuk duhet ta kenë pasi sipas tij duhet të ketë më shumë ambicie.

“Shumica dërmuese e vajzave dhe e djemve e konsiderojnë të ardhmen e tyre si të lidhur me shtetin, dhe punën në shtet si punën më dinjitoze që mund të kenë. Unë shpresoj që këtë mos ta keni, sepse duhet të keni më shumë ambicie”.

I pyetur se cilat janë planet që ka qeveria shqiptare për të përfshirë këta studentë ekselence në jetën aktive, Rama u shpreh se ky është rrjeti që qeveria ka mbështetur për të vazhduar, por nuk është qeveria që duhet të vazhdojë ta mbaj gjallë.

“Ky është rrjeti që qeveria ka mbështetur për të vazhduar, por nuk është qeveria që duhet të vazhdojë ta mbaj gjallë”.
Ndërkaq Kryeministri shtoi se, “Një tapet të kuq asnjë qeveri se ka për askënd, për të siguruar parakalimin triumfal të një individi që ka mbaruar shkëlqyeshëm”, – u shpreh Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.