E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekskluzive/Ambasadori King-Smith zbulon detajet per transferimin e te burgosurve .
Lajme

Ekskluzive/Ambasadori King-Smith zbulon detajet per transferimin e te burgosurve .

Alastair King-Smith ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë ishte mandatuar për të negociuar me qeverinë shqiptare marrëveshjen e transferimin të burgosurve shqiptarë nga burgjet angleze në ato shqiptare.

Në një intervistë ekskluzive duke folur për këtë marrëveshje ambasadori Alastair King-Smith tregon se si u arrit kjo marrëveshje.

Muhamed Veliu: Cila është formula e dakortsuar për sa i përket kostos financiare paguar nga Anglia për çdo shqiptarë të transferuar në burgjet shqiptare?

Ambasadori Alastair King-Smith: Kjo marrëveshje ka një numër elementësh, por në thelb, Qeveria Britanike po garanton mbi 14 milionë euro për Shqipërinë, për të përballuar koston e transferimeve të të burgosurve, por gjithashtu për të modernizuar shërbimin e burgjeve në Shqipëri.

Kjo do të thotë se po merret ekspertiza më e mirë britanike, e cila siguron standarde më të larta për burgjet shqiptare, por nga ana tjetër, duke u siguruar që kjo marrëveshje do të implementohet në mënyrë efektive. Burgjet britanike janë të tej mbushur, burgjet shqiptare janë të tej mbushur, e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është nëse bashkëpunojmë që ta çojmë përpara marrëveshjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.