E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EKSKLUZIVE/ Festa në ‘Pallatin e Brigadave’, Meta dhe Berisha ‘përplasen’ per Ramën. Ja dialogu…
Uncategorized

EKSKLUZIVE/ Festa në ‘Pallatin e Brigadave’, Meta dhe Berisha ‘përplasen’ per Ramën. Ja dialogu…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë mbrëmjen e sotme i pranishëm në festën që organizoi Presidenti Ilir Meta në nder të 27 vjetorit të lëvizjes studentore që rrëzoi diktaturën.

Dëshmitarë okularë kanë treguar për SYRI.net edhe bisedën me batuta mes ish-kryeministri Berisha dhe presidenti Meta.

Në takimin e tyre në Pallatin e Brigadave ish-kryeministri Berisha i është drejtuar Metës: “Eh çfarë koincidence fatale, para 27 vitesh studentet i fishkëllyen Adil Çarçanit.

Sot fiks në të njëjtën orë studentët i fishkëllyen Edi Ramës. Besoj se e more vesh”.

Pas kësaj Presidenti Meta i është përgjigjur Berishës: “Unë di që qeveria është në punë dhe po punon”.

Më pas ka ardhur edhe batuta tjetër e ish-kryeministrit. “Eh, – thotë Berisha, – rinia mendon se duhet të fishkëllehet, ishte gjë shumë e bukur”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.