Ekskluzive/Letra sekrete me spiunët rusë në Shqipëri
Zbulohet letra sekrete që Fuganov Onjegin i ka dërguar shefit të tij Tatjan Ramanjovit : I dashur Shefoviç, i gjetëm spiunët rusë. Shumica janë nga tanët, por ua kam mësuar përmendësh ça duhet të thonë dhe deri tani (përveç Ana Majakovskës që s’ka kuptuar gjë) të tjerët recitojne si bilbila. Po të rendis me poshtë listën e spiunëve rusë.
1. Doktor Zhivago Berishovski
Me pseudonimin “qytetari digjital”
Ka te dhëna që flet rusisht rrjedhshëm, ka një koleksion me matrioshki në zyrë, ka kritikuat punën socialiste dhe shoqen Themie Thomai. Ka dyshime se mbledh të dhëna per raketat që ka Olta në dorëzim te Ministria e Mbrojtjes.
2. Lulinjev Bashov
Me pseudonimin “kryetar i PD” . Fshihet pas një buzëqeshjeje të shtirur. Përdor xhel flokësh made in Russia.
3. Zvezda Rakipovski
Me pseudonimin “Kadriu”. Vizitën e fundit dhe syzet i ka marrë në klinikën Uzllova. Shikon më shumë seç duhet.
4. Anila KAREnina
Pseudonimi “Bomba”
Është parë duke ngrënë një tas të madh me sallatë ruse. Pasi piu birra filloi edhe të kërcente Kalinka.
5. Mira Kazanova
Shkruan për portalin “Russia Post”
Ka shkruar artikuj ku krahason Tiranën me Moskën.
6. Çimov Peski
Me pseudonimin “Syri i Shqiponjës”
Herë bën opozitarin, herë shkruan “Ja si bëjnë seks rusët për të arritur kënaqësi maksimale”. Vodkës Gorbaçov i thotë Vodka Gorbaqov.
7. Artur Zhenjovi
Është parë githë kohës me shishe Absolut Vodka, Zubrowka, Svedka, Krupnik, Morosha etj.
8. Armandjev Shkullakovski
Ka nxjerrë informacione sekretr nga mbledhjet e qeverisë, me një përgjues në formë Lapsi të cilin ia ka sjellë nga Rusia tavarish Bushati.
9. Lorenc Vangjelovski
Më socialist se Pandeli Majko. E paguajnë rusët që të flasë për rilindjen dhe të largohen të gjithë nga televizori.
10. Andi Bejtjanov
Lexon autorë rusë, shkruan poezi dhe përdor llafe turpi “m’u ça bytha” për të larguar dyshimet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



