E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eksperti i ekonomisë: Do mbetemi pa lekë në xhep
Publik News

Eksperti i ekonomisë: Do mbetemi pa lekë në xhep

Eksperti i ekonomisë Dritan Shano shprehet se mbyllja e ekonomisë si kurë ndaj COVID-19 është më keq se virusi, pasi do të mbetemi pa asnjë lekë në xhep dhe do të kemi vështirësi edhe për t’u ushqyer.

Shano thotë se kjo situatë është e krijuar nga qeveritë, me një arsyetim gjakftohtë se mbylja e ekonomive sjell vdekjen më të ngadaltë të njerëzve, por kjo është diçka që askush nuk mund ta provojë.

Eksperti i ekonomisë përmend edhe studimet e OBSH, ku në 100 njerëz të prekur nga virusi, 80 prej tyre e kalojnë lehtë, 15 kanë nevojë për trajtim mjekësor dhe vetëm 5 persona kanë nevoje për terapi intensive, ndërsa ata që humbin jetën janë te ky grupi i vogël i 5 personave.

“Nga ana tjetër, prej mbylljes së ekonomisë nga qeveritë në 100 njerëz të prekur, të 100-ve u nxihet jeta, dhe të 100-ë mbeten pa punë, pa para, pa ushqim”, shkruan Shano, duke theksuar se hesapet mund t’i bëjë çdokush, duke futur dorën në xhep dhe duke parë “baballarët” e gjetur.

Postimi i plotë:

Situata e krijuar nga koronovirusi është në fakt situatë e krijuar nga qeveritë, me arsyetimin gjakftohtë se mbyllja e ekonomive e sjell vdekjen e njerëzve më ngadalë se Covid-19. A është e vërtetë kjo? Askush nuk mund ta thotë me siguri.

Ajo që është e vërtetë, sipas OBSH, është se në 100 njerëz të prekur nga virusi, rreth 80 prej tyre imunizohen në këmbë, 15 kanë nevojë për trajtime të ndryshme mjekësore, dhe vetëm 5 për terapi intensive. Ata që humbin jetën janë kryesisht tek ky grupi i fundit i 5 njerëzve.

Nga ana tjetër, prej mbylljes së ekonomisë nga qeveritë në 100 njerëz të prekur, të 100-ve u nxihet jeta, dhe të 100-ë mbeten pa punë, pa para, pa ushqim.

Por hesapet, tani pas tre javësh a më shumë, secili prej jush mund t’i bëjë vetë. Duke futur dorën në xhep dhe duke parë televizor baballarët e gjetur. Personalisht, mendoj se mbyllja e ekonomisë si “kurë ndaj Covid-19, është më keq se virusi vetë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.