Eksperti i ekonomisë: Ky është minimumin jetik për një famile me 4 persona në Shqipëri
Eksperti i ekonomisë, Pano Soko tha se të jetosh në minimumin jetik sot në Shqipëri, për një familje me 4 persona, duhet të ketë të ardhura 1.200 euro në muaj.
Soko ka llogaritur “minimumin jetik” në Shqipëri por shtoi nuk duhet të kemi parasysh kufirin e varfërisë, apo të flasim për mbijetesë.
“Një familje me 4 persona për të jetuar me minimumin jetik i duhen të ardhura të paktën 1.200 euro në muaj. Minimumi jetik nuk do të thotë që kjo familje jeton në varfëri, por mbijeton me shpenzime bazike. Në Shqipëri, problemi është se kemi vlerën e pensioneve shumë të ulët në krahasim me vlerën e minimumit jetik. Pensioni në fshat është 80-110 euro dhe kjo është sa gjysma e minimumit jetik per nje person. Nëse vendoset minimumi jetik 1200 euro për një familje prej 4 anëtarësh, atëherë qeveria duhet të indeksojë pensionet, pagesat sociale, etj”, tha Pano Soko.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



