E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eksperti i sigurisë tregon pse qytetarët nuk kanë besim tek uniformat: Kemi punonjës policie që shoqërojnë grupet kriminale
Lajme

Eksperti i sigurisë tregon pse qytetarët nuk kanë besim tek uniformat: Kemi punonjës policie që shoqërojnë grupet kriminale

Në një intervistë për median eksperti i Sigurisë, Fation Softa, ka theksuar disa sfida me të cilat përballen punonjësit e policisë në Shqipëri.

Teksa renditi problematikat që hasin, Softa shpjegoi arsyet pse ka humbur besueshmëria tek qytetarët ndaj policisë. Ai theksoi se fakti se ka policë që punojnë për grupe kriminale ka sjellë një situatë të vështirë për qytetarët, pasi ata nuk dinë se me ç’të kenë të bëjnë dhe kujt të besojnë. “Policët kanë tradhtuar edhe kolegët e tyre”, deklaroi Softa.

Eksperti theksoi se për të arritur sukses në punën e policisë, bashkëpunimi dhe marrëdhënia me komunitetin janë faktorët kyçe. Një numër i madh i policëve nuk është e suksesshme për të mbajtur rendin dhe sigurinë vetëm me numër të madh të punonjësve. Besueshmëria humbet pasi ka raste të përfshirjes së punonjësve të policisë në elemente të korrupsionit dhe bashkëpunimin me grupet kriminale.

Softa bëri një tregim të rasteve të policëve të përfshirë në vepra kriminale, duke përmendur disa incidente konkrete. Në disa raste, punonjësit e policisë janë kapur në bashkëpunim me grupet e krimit, duke merren me transferimin e lëndëve narkotike dhe përfshirjen në aktivitete të paligjshme.

Kjo sjellë një ndikim negativ në besimin e qytetarëve ndaj institucionit të policisë, duke krijuar dyshime dhe përshtypjen se nuk është e lehtë të kuptojnë nëse një person është një punonjës i vërtetë i policisë apo jo. Shpesh herë ka raste të dekonspirimit të punonjësve të policisë nga kolegët e tyre, duke shkaktuar dëmtim të besimit që qytetarët kishin dhënë institucionit.

Fation Softa në fund të intervistës theksoi se është e nevojshme të ndërmerren masa dhe reforma të thella në policinë shqiptare për të rivendosur besueshmërinë dhe për të luftuar korrupsionin në këtë institucion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.