E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekspertiza mjekoligjore/ Indrit Ndoj nuk u vra me armë zjarri, por me një kaçavidë
Lajme

Ekspertiza mjekoligjore/ Indrit Ndoj nuk u vra me armë zjarri, por me një kaçavidë

Indrit Ndoj, që u gjet pa shenja jete mëngjesin e djeshëm në një kanal në zonën e Fushë-Krujës nuk është qëlluar me armë zjarri, siç u raportua fillimisht nga informacionet paraprake.

Pas ekspertizës mjekoligjore, policia ka dalë në përfundimin se 34-vjeçari është goditur me kaçavidë nga autori, i cili nuk është arrestuar ende.

Çarja ka ndodhur në arterien femorale, që është një nga më të rëndësishmet në trupin tonë dhe ky ka qenë shkaku që Ndoj ka gjetur vdekjen, pasi ka humbur një sasi të madhe gjaku në një kohë shumë të shkurtër.

Pra, ai ka humbur jetën nga hemorragjia. Në vendin e ngjarjes ditën e djeshme nuk u gjet asnjë gëzhojë, por as biçikleta me të cilën ai lëvizte.

Sipas autoriteteve, autori dhe viktima janë përplasur me njëri-tjetrin dhe në një moment autori e ka qëlluar me kaçavidë në kofshën e majtë dhe fatkeqësisht në një nga pozicionet më delikate, duke mos i dhënë shansin as të ecë pak metra për të kërkuar ndihmë.

Ndërkohë, policia bën me dije ka rënë në gjurmët e autorit dhe thotë se është drejt zbardhjes së ngjarjes. Gjithashtu, nga autopsia ka rezultuar se viktima ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Kujtojmë se Indrit Ndoji u gjet i pajetë në një kanal në anë të rrugës nga familjarët e tij ndërsa ishin nisur për punë. Trupi u gjet pas orës 08:00 të mëngjesit të premten ndërsa dyshohet se 34-vjeçari ndodhej aty i pajetë për rreth 8-9 orë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.