E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekstradohet nga Gjermania Arbër Çekaj
Lajme

Ekstradohet nga Gjermania Arbër Çekaj

Në masa të forta sigurie mbërrin në Rinas Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbri Garden”, ku u gjeten 613 kg kokainë në Maminas.

Pesë furgona policie dhe dhjetëra agjentë ishin në Rinas mesditën e sotme, ku një avion i nisur nga Gjermani, solli në Shqipëri Arbër Çekajn.

Arbër Çekaj do të qëndrojë në qelitë e paraburgimit në Policinë e Tiranës dhe brenda tre ditëve do të dalë para Gjykatës së Krimeve të rënda, ku do njihet me masën e sigurisë “Arrest me burg”, që është dhënë ndaj tij në mungesë.

Arbër Çekaj u largua nga Shqipëria drejt Gjermanisë, pak ditë para se të zbulohej kontejneri me banane në Maminas, ku brenda tij ishin fshehur 613 kg kokainë.

Çekaj fillimisht u mbajt nga autoritetet gjermane, por më pas gjykata vendosi ekstradimin drejt Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.