Ekzekutimi i Behar Sofisë buzë Lanës, dalin FOTOT, ky është vrasësi Ernejt Shyti dhe 3 bashkëpunëtorët
Dalin fotot e personave të përfshirë në vrasjen e Behar Sofisë, i cëlësuar si një nga eksponentët kryesorë të lëvizjes së heroinës nga Turqia në vendet e Europës.
Në foto është vrasësi Ernejt Shyti dhe tre bashkëpunëtorët e tij, Xhuljano Visha 28 vjeç, Skënder Vathi 54 vjeç dhe Leonard Xhixha 30 vjeç.
Visha, Xhixha i akuzuar më parë për vrasje në tentativë dhe Skënder Vathi janë aktualisht në burg së bashku me Ernejt Shytin, i cili u arrestua në Malin e Zi. Vathi dyshohet si organizator i atentatit që i mori jetën Behar Sofisë.
66-vjeçari Behar Sofia u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë. Ai pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para Sofisë dhe e ka qëlluar. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



