Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Athinë, ministri grek: Ngjarja për larje hesapesh
Ekzekutori i dy shqiptarëve në lokalin në Nea Smyrni në Athinë është ndihmuar nga një bashkëpunëtor. Autori mësohet se ka mbërritur në vendngjarje së bashku me një person tjetër. Ndërkohë ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Takis Theodorikakos ka reaguar në lidhje me vrasjen e dy shqiptarëve në Athinë Kreshnik Çerçizajt dhe Armando Ogranaja. Ai ka theksuar se do të ketë një bashkëpunim ndërkombëtar për vrasjen e ndodhur tre ditë më parë, ndërsa nuk ka pranuar të japë më shumë detaje. Sipas tij kjo vrasje dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh mes mafies shqiptare.
“Sa i përket vlerësimit të policisë, bëhet fjalë për një larje hesapesh mes njerëzve që i përkasin mafies shqiptare, mbase ka degëzime të tjera, për të cilat mund të kemi edhe një bashkëpunim ndërkombëtar, por nuk do të përgjigjem në pyetje më specifike”, ka thënë ai, duket shtuar: “Hetimet janë në vazhdim. Hetimet nuk ndalen, sidomos kur bëhet fjalë për vrasje, vetëm kur të gjendet autori” .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



